13.7 minuta, koha mesatare e reagimit të Policisë së Kosovë në rastet e thirrua
1

13.7 minuta, koha mesatare e reagimit të Policisë së Kosovë në rastet e thirrua

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes Departamentit të Inspektimit, ka publikuar raportin e rregullt të inspektimit me fokus në “Reagimin në thirrjet e qytetarëve dhe raportimin e aktiviteteve policore”.

Inspektimi është realizuar në kuadër të Planit Vjetor të Inspektimeve për vitin 2025 dhe kishte për qëllim të vlerësonte efektivitetin dhe shpejtësinë e përgjigjes së policisë ndaj thirrjeve të qytetarëve, si dhe cilësinë e dokumentimit dhe raportimit të aktiviteteve operacionale, shkruan AutoPortali.

Sipas gjetjeve të raportit, koha mesatare e reagimit policor në nivel vendi është 13.7 minuta, njëjtë si në vitin 2022, duke treguar mungesë progresi në këtë aspekt. Megjithatë, Drejtoritë Rajonale në Ferizaj, Mitrovicë e Veriut dhe Mitrovicë e Jugut kanë treguar efikasitet më të lartë në krahasim me drejtoritë e tjera.

Raporti evidenton se megjithëse në përgjithësi nuk ka ndryshime të dukshme në kohën e reagimit krahasuar me tri vite më parë, ekzistojnë dallime të theksuara në performancë mes disa stacioneve dhe rajoneve policore.

IPK ka dhënë katër rekomandime kyçe për përmirësimin e reagimit dhe raportimit, përfshirë:

shtimin e kontrolleve në zyrat e radiokomunikimit,

trajnimin e stafit për mbajtjen cilësore të Logut operativ,

hartimin e një manuali për menaxhimin e thirrjeve,

si dhe analizimin e faktorëve që ndikojnë në zgjatjen e kohës së reagimit.

Raporti i plotë me të gjitha të dhënat dhe rekomandimet është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së dhe është i qasshëm për publikun dhe palët e interesuara.

 

TË FUNDIT