Sonte në program rikthehen ndeshjet e dy kompeticioneve, UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League.
Një sërë përballjesh interesante pritet të zhvillohen në këto dy gara të organizuara nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, ku skuadrat do të luftojnë për të siguruar rezultate pozitive dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt fazave të ardhshme të kompeticionit.
Ndeshjet nisin nga ora 18:45, ku në program është edhe një nga përballjet më tërheqëse të mbrëmjes mes Lille OSC dhe Aston Villa.

Programi i ndeshjeve vazhdon më pas nga ora 21:00 me takimet e tjera të planifikuara në kuadër të këtyre dy kompeticioneve evropiane./AutoPortali




