Hamilton konfirmon situatën e tij të vështirë te Ferrari
H

Hamilton konfirmon situatën e tij të vështirë te Ferrari

Fundjava e Çmimit të Madh të Monakos solli edhe një herë në qendër të vëmendjes vështirësitë e Lewis Hamiltonit te Ferrari.

Një nga momentet më domethënëse ishte makina e tij e dëmtuar, e parkuar në “Place du Casino”, si simbol i zhgënjimit të pilotit britanik në skuadrën italiane.

Në pistë, Hamilton u rendit i pesti, por sërish mbeti në hije nga shoku i skuadrës Charles Leclerc, i cili luftoi për fitoren në shtëpi dhe e la pas me më shumë se një minutë diferencë. Një përplasje me barrierat në provat e lira dhe tensioni në komunikimin radio me inxhinierin Ricardo Adami shtuan nervozizmin në garazhin e Ferrarit, ndonëse drejtuesit e ekipit mohuan përplasje të brendshme.

Bilanci i brendshëm flet qartë: 5-1 në gara dhe 7-1 në kualifikuese në favor të Leclerc, teksa Hamilton vijon të luftojë për t’u përshtatur me SF-25.

“Nuk konkurruam me askënd. U ndjeva në mes të asgjëje,” tha britaniku pas garës.

Ndërkohë që Ferrari përballet me presionin e rezultateve, forma e Hamiltonit mbetet larg pritshmërive që ka për një shtatë herë kampion bote.

TË FUNDIT