Policia ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, duke evidentuar një numër të konsiderueshëm shkeljesh dhe ngjarjesh të ndodhura në vend.
Sipas raportit zyrtar, gjatë kësaj periudhe janë shënuar gjithsej 124 aksidente trafiku, nga të cilat 33 me të lënduar dhe 91 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, shkruan AutoPortali.
Gjatë kontrolleve në rrugë, janë shqiptuar gjithsej 2779 tiketa trafiku./AutoPortali





