Gripshi, “Ylli i Javës”
G

Gripshi, “Ylli i Javës”

Nazmi Gripshi ishte ndër më të merituarit përfitoren 2:0 të Ballkanit ndaj Malishevës, në kuadër të javës së 24-t të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Gripshi është shpallur lojtari më i mirë i xhiros. Mesfushori i Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i Javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për kupë”, ka thënë Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

TË FUNDIT