57 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
5

57 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për një numër shqetësues aksidentesh dhe shkeljesh të rregullave të trafikut gjatë 24 orëve të fundit në vend, shkruan AutoPortali.

Sipas statistikave të fundit, janë regjistruar gjithsej 57 aksidente trafiku në të gjithë vendin. Prej tyre, 18 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 39 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pjesë e kontrolleve të shtuara në rrugët e Kosovës, gjatë së njëjtës periudhë, policia ka shqiptuar gjithsej 2,060 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, mosvendosjen e rripit të sigurisë, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe shkelje të tjera të ligjeve të komunikacionit. /AutoPortali

TË FUNDIT