Një 70-vjeçar është aksidentuar për vdekje këtë të hënë në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50 në fshatin Hamallaj, kur 57-vjeçari me iniciale M. I. ka përplasur me automjetin që drejtonte 70-vjeçarin me iniciale Gj. B.
Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital, shkruan TopChannel, transmeton AutoPortali.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.




