Me ardhjen e mërgimtarëve janë rritur edhe aksidentet, cka kjo po krijon shqetësim dhe një situatë “alarmante” për sigurinë rrugore në Kosovë, shkruan AutoPortali.
Gjatë javës së fundit janë regjistruar gjithsej 818 aksidente trafiku, duke përfshirë 2 aksidente me pasoja fatale, ndërsa 221 persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas statistikave zyrtare, në periudhën prej një jave janë shënuar, 221 aksidente me të lënduar, 595 aksidente me dëme materiale, me shpërndarjen ditore si dhe dy aksidente me pasoja vdekjeprurëse, duke e ngritur shqetësimin për sigurinë në komunikacion.
Autoritetet po apelojnë për kujdes të shtuar në rrugë, sidomos gjatë sezonit të verës kur qarkullimi është më i dendur dhe rreziku për aksidente rritet dukshëm. Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në terren për të parandaluar tejkalimet e shpejtësisë, vozitjen nën ndikim të alkoolit dhe mosrespektimin e rregullave të qarkullimit./AutoPortali/




