Në tetë garat e para të Botërorit të sivjetmë në Formula 1 surprizat kanë qenë të shumta. Por, më kryesorja është se Red Bull nuk është më një makinë e pathyeshme, pasi në tri gara kanë fituar dy herë Ferrari e një herë McLaren. Gjë që dukej e paimagjinueshme një vit më parë, kur Red Bull fitonte me diferenca të mëdha.
Këtë gjë e konfirmon Frederic Vasseur, shefi i Ferrarit, që në prag të garës së Kanadasë pret sërish rivalitet në pistë.
“Ata kishin një avantazh të madh një vit më parë, më shumë se 20 sëkonda. Mund të kryenin edhe një ndalesë më shumë se të tjerët e prapë do të ishin të parët”.

“Ndërsa këtë vit bëhet fjalë për të dhjetat epërsi që ata kanë ndaj nesh dhe e dinë se nuk mund të bëjnë asnjë gabim. Tashmë disa gara janë mbyllur me të dhjetat diferencë, çka tregon se do të jetë një botëror i dueluar. Natyrisht që Red Bull është ende makina më e mirë, por ka më shumë rivalitet”, tha Vasseur.



