Kombëtarja e Shqipërisë gjatë fazës kualifikuese për “EURO 2024”, më së shumti u veçua për golat nga jashtë 16-metershit. E pikërisht në lidhje me këtë, trajneri Sylvinho u pyet nga BBC.
“Ata me të vërtetë dinë ta godasin topin nga distanca, e kanë atë në vete dhe e duan atë, kështu që unë i inkurajoj ta bëjnë këtë. Nëse ata mendojnë se kjo është gjëja më e mirë për ta bërë, ju lutemi gjuani në portë!”, ka thënë Sylvinho.
Shqipëria në Evropian në fazën e grupeve do të ballafaqohet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.



