Rodri e vlerëson lart Shqipërinë
R

Rodri e vlerëson lart Shqipërinë

Ndryshe nga Shqipëria, ku palët, trajneri dhe Federata, po presin përfundimin e “EURO 2024” për të dalë me një vendim zyrtar për rinovimin e kontratës me Sylvinhos deri në 2026, Spanja bën të kundërtën. “Furia e Kuqe”, drejtuesit e Federatës, vendosën të konfirmojnë De La Fuenten pak përpara startit të Evropian, një shenjë kjo e besimit që kanë ndaj trajnerit.

Përfaqësuesja iberike shihet si një nga favoritët kryesorë për të triumfuar në Gjermani, ku bëjnë pjesë në Grupin E së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.

Ylli i këtij ekipi është Rodri, mesfushori i Manchester Cityt. Në sytë e tij, Spanja i ka të gjithë numrat për t’i shkuar deri në fund këtij turneu, por pranoi se bëjnë pjesë në një grup të vështirë: “Italia? Situata e tyre është kaotike, pasi nuk morën pjesë në dy Botërorë radhazi, por në mes fituan Evropianin. Gjithsesi, sa herë Italia është prezente nuk mungojnë surprizat.

Kroacia dhe Shqipëria? Dy kocka të tjera të forta. Kroacinë e njohim, një skuadër e vështirë për t’u parashikuar. Pastaj është edhe Shqipëria, një skuadër që duhet kapur me pinca. Jemi përballur në të kaluarën, por në vitet e fundit janë fuqizuar shumë. Shkurt, do të jetë tepër e vështirë”, u shpreh Rodri.

TË FUNDIT