EURO 2024 është në prag të fillimit, ndërsa Italia me Luciano Spallettin është gati të tentojë një tjetër sukses si në vitin 2021.
E mbështet Kombëtaren italiane, si shumë të tjerë, edhe Francesco Totti, i cili ka rregulluar marrëdhëniet me trajnerin Spalleti. :“Marrëdhënia jonë gjithmonë ka qenë e shkëlqyer. Ishte vetëm një moment konfuzioni, që ne e lamë pas krahëve, si të rritur”.
Italia nuk ka bindur në miqësoren kundër Turqisë: “Këto ndeshje llogariten deri në një pikë. Kur të fillojë aventura europiane, kombëtarja do të tregojë vlerën e saj”.



