Për Brojën interesohet edhe një skuadër gjermane
P

Për Brojën interesohet edhe një skuadër gjermane

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në “ajër”, me sulmuesin shqiptar që duket se do të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë, teksa interesi për të nuk mungon. Pas Milanit, Everton, Wolves dhe Monacos, një tjetër klub i njohur është futur në garë për shërbimet e 22-vjeçarit kuqezi.

Prestigjiozja gjermane “Kicker” ka zbuluar se Wolfsburg po kërkon një sulmues dhe emri i parë në listën e klubit të Bundesligës është pikërisht ai i Armando Brojës.

Ai që po këmbëngul për shërbimet e shqiptarit është pikërisht trajneri që i besoi kur ishte te Southamptoni, Ralph Hasenhuttl. Tekniku austriak po përpiqet të krijojë një skuadër të fortë, e cila mund të luftojë për një vend në garat evropiane dhe duket se Broja është në qendër të projektit të tij.

Gjithsesi Chelsea vazhdon të jetë në pritje të ofertave, të cilat do t’i shqyrtojë me vetë Brojën, teksa ky i fundit është i fokusuar te “EURO 2024” me Shqipërinë.

TË FUNDIT