Prezantuesja shqiptare “çmend” mediat kroate
P

Prezantuesja shqiptare “çmend” mediat kroate

Prezantuesja e njohur shqiptare, Eva Murati, së fundmi ka mrekulluar me bukurinë dhe profesionalizmin e saj mediat kroate. Shkak është bërë prezenca e Evës në Zarë, si e ftuar speciale në në Festivalin Mediatik Sportiv Sunset.

Në një artikull special nga media prestigjioze kroate, “24sata.hr” ndër të tjera shkruhej:

“Të gjithë donin të bënin një foto me Eva Muratin, ajo magjepsi shumë me njohuritë e saj sportive dhe Sportklub foli me të për Kampionatin Evropian, ku Shqipëria e saj do të luajë kundër Kroacisë, Italisë dhe Spanjës në fazën e grupeve.

Klubet shqiptare nuk kanë lënë asnjë shenjë të madhe në Champions League. Në vitin 2015, Skenderbeu u bë klubi i parë nga ai vend që arriti në play-off për Champions League, por u eliminua nga kampioni kroat Dinamo Zagreb… Pavarësisht kësaj, shqiptarët duan të shikojnë Champions League. E shkak është bërë prezantuesja atraktive Eva Murati.

Ajo është një tifoze e Juventusit dhe do ta kujtojë përgjithmonë momentin kur u takua me mbrojtësin legjendar Fabio Cannavaro. Dhe si qershia mbi tortë, Eva është edhe një këngëtare fantastike. Madje ajo ka bërë të ditur se ndoshta një ditë do të publikojë një këngë.

Megjithatë, tani për tani futbolli është në plan të parë dhe do të jetë në të ardhmen për fat të mirë të shqiptarëve”, citohet ndër të tjera në artikullin special të “24sata.hr”.

Nuk mund të mungonte dhe një prononcim i Evës në lidhje me Evropianin.

“Jemi në grupin e vdekjes. Nëse vjen rasti, do ta shfrytëzojmë. Ne jemi gati. Megjithatë, më duhet të them se do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara”.

“Futbollisti i preferuar kroat, është Luka Modric, të cilin ka pasur privilegjin ta ndjekë për shtatë vite në ndeshjet e tij në Champions League”, deklaroi Eva Murati.

TË FUNDIT