Eurosport nuk ka dilema për kampionin e ri
E

Eurosport nuk ka dilema për kampionin e ri

Kanë vazhduar parashikimet për Kampionatin Evropian, i cili zhvillohet në Gjermani dhe fillon pas dy ditësh.

Prestigjozja “Eurosport”, duke analizuar fitbollistët si dhe gjendjen aktuale të të 24 skuadrave pjesëmarrëse, ka bërë një projeksion se si do të jetë renditja finale e skuadrave.

Për vendin e parë, sipas “Eurosport” nuk ka dyshime. Franca e Didier Deshampit mbetet favoritja absolute për të fituar trofeun. 8 nga 12 gazetarët e redaksisë së “Eurosport” e shikojnë Francën si favoriten kryesore të këtij evropiani. “Gjelat”, e kërkojnë këtë trofe prej 24 vitesh, ata i’u afruan shumë në 2016, ku në shtëpi i surprizoi Portugalia e Cristiano Ronaldos. Antagonistja kryesore e Francës është Anglia e Garett Southgate.

Në linjën e dytë të pretendentëve janë Gjermania, vendi pritës i këtij Evropiani, drejtuar nga Nagelsmann dhe Spanja e De La Fuentes, rivali i Kombëtares shqiptare, mbrëmjen e 24 qershorit, në Dyseldorf.

Ndërkohë që Italia e Spalletit, rivali tjetër i Kombëtares kuqezi në Grupin B, shikohet vetëm në vendin e 6 dhe mundësia për të përsëritur suksesin e Evropianit të shkuar shikohet thuajse e pamundur. Pjesa më e madhe e gazetarëve të “Eurosport” parashikon se “azzurrët” do të eleminohen përpara raundit të gjysmëfinaleve.

TË FUNDIT