Southgate e di cili është fati i tij
S

Southgate e di cili është fati i tij

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, tha se, nëse “Tre Luanët” nuk janë të suksesshëm në Euro 2024, ka të ngjarë që ai të largohet nga detyra.

“Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Mund të jetë shansi i fundit për mua. Mendoj se gjysma e trajnerëve të ekipeve kombëtare këtu në Euro 2024 do të largohen pas turneut. Kjo është natyra e futbollit ndërkombëtar”, tha Southgate.

“Unë jam në këtë detyrë për gati tetë vjet dhe jam në një pikë që nuk mund të qëndroj më para tifozëve duke iu lutur për më shumë kohë. Në një moment, njerëzit do të humbasin besimin në mesazhin tuaj”, u shpreh Gareth Southgate.

Më tej, trajneri i Anglisë shtoi: “Nëse ne duam të jemi një ekip i madh dhe unë dua të jem një trajner i mirë, atëherë duhet të marrim rezultate e trofe në momentet e mëdha si ky Evropian”.

Kontrata e Southgate me Anglinë skadon në fund të vitit.

TË FUNDIT