Skuadra daneze zyrtarizon Muhamet Hysenin  
S

Skuadra daneze zyrtarizon Muhamet Hysenin  

AC Horsensi e ka zyrtarizuar transferimin e golashënuesit më të mirë të Superligës, Muhamet Hyseni.

Sulmuesi i Llapit ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin danez, që bën gara në kategorinë e dytë.

Horsensi ka paguar rreth 650 mijë euro për kartonin e Hysenit. Ai pati sezon të shkëlqyer me Llapin, duke realizuar 27 gola në 36 ndeshje.

23-vjeçari bëri debutimin për Përfaqësuesen e Kosovës në nëntor, ku arriti të realizonte ndaj Zvicrës.

Hyseni erdhi te Llapi nga Feronikeli në verën e 2023-s. Ka luajtur edhe te Malisheva.

TË FUNDIT