Taulant Seferi është gati të rikthehet në futbollin evropian vetëm pas një viti të kaluar në Emiratet Arabe te FC Baniyas.
Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te skuadra arabe nga ukrainasit e Vorska Poltava, derisa e ardhmja e tij duket shumë e mirë.
Mediumi italian ‘TMW’ ka raportuar se ylli shqiptar gjatë verës mund ta bëjë hapin e madh në karrierë, pasi ka interesim nga Serie A dhe Liga Premiere.
“Seferi luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.
“Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në Grupin B, ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.

Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A ku kërkohet nga Cagliari, Lecce dhe Empoli që duan transferimin e shqiptarit.
Ndërkohë për 27-vjeçarin interesim ka shprehur edhe skuadra e sapo futur në Ligën Premiere, Ipswich Town.
Sigurisht që ndeshjet në Evropian do të jenë një shtysë për klubet për ta parë Seferin, i cili mund të largohet nga Vorska për një shumë rreth dy milionë euro.



