Francesco Totti, ka qenë njëri prej protagonistëve absolutë, në Italinë kampione Bote në 2006. Ai mbetet nostalgjik dhe pse jo kërkon të ripërjetojë ato emocione sërish, duke qenë se finalja e EURO 2024, do të zhvillohet në Berlin, mbrëmjen e 14 korrikut.
Në një intervistë për Betsson Sport, Totti u shpreh: “Çdo futbollist mund të bëjë diferencën, por në të tilla gara, ajo ç’ka bënë me të vërtetë ka rëndësi është forca e grupit. Ky Evropian do të jetë i vështirë, por Italia ka një trajner të madh dhe një skuadër shumë të mirë. Një parashikim për finalen? Shpresoj të jetë Itali-Francë”, përfundoi ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti.



