Anglia nuk bind, por fiton
A

Anglia nuk bind, por fiton

Anglia ka fituar ndaj Serbisë me rezultat 1-0  në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin C në EURO 2024.

Fillimi i ndeshjes u takoi anglezëve, që pothuajse për pesë minuta mbajtën topin me pasime të sakta, por pa rast konkret.

Nuk vonoi shumë dhe Bellingham arriti t’i japë epërsinë Anglisë, kur shënoi me kokë në minutën e 13-të për 1-0 pas harkimit të Bukayo Saka.

Rezultati ka mundur të jetë 2-0, sikurse Kyle Wallker që vrapoi 50 metra me topin, të shënonte i vetëm me portierin.

Rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte Anglia, kur në minutën e 77-të, Harry Kane nga afër me një goditje me kokë, qëlloi tërthorësen.

Në anën tjetër, Serbia ka mundur të barazojë në minutën e 82-të, kur Dusan Vlahovic gjuajti drejt portës, por Jordan Pickford ishte në vend.

Anglia merr kryesimin e grupit me këtë fitore me tri pikë, ndërsa Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë. Serbia është e fundit pa pikë.

TË FUNDIT