Boston shpallet kampion dhe bëhet skuiadra me më së shumti tituj
B

Boston shpallet kampion dhe bëhet skuiadra me më së shumti tituj

Boston Celtics është shpallur kampion i NBA-së, pas fitores 106-88 ndaj Dallas Maveriks në ndeshjen e pestë finale të play off-it, duke fituar 4-1 serinë e finaleve. Ky është titulli i 18-të në histori për ekipin e Boston, që bëhet kështu skuadra me më shumë tituj kampionë, një më shumë se Lakers (17).

Jaylen Brown u shpall MVP i finaleve, një lojtar që ka qenë lider për Boston këtë sezon, duke e merituar trofeun.

Për sa i përket takimit të fundit, ai u dominua e fitua me meritë nga Boston, që para publikut të tij nuk zhgënjeu, duke triumfuar e duke festuar bashkë me tifozët.

Për Boston, shënuesi më i mirë sot ishte Jayson Tatum me 31 pikë, ndërsa Brown realizoi 21 pikë. gjithsesi, ky i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm përgjatë gjithë sezonit.

Luka Doncic realizoi 28 pikë e 12 rebound për Dallas, por nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Një sezon që Boston e dominoi dhe fitoi me meritë, pasi ishte skuadra me rekordin më të mirë në sezonin e rregullt. Kjo u pa qartë edhe në këtë finale, që nuk pati histori, me Celtics që ngrejnë lart trofeun dhe festojnë me meritë titullin kampion, ndërsa Dallas nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të pranojë humbjen.

Finale-Play off
Boston – Dallas 107-89
Boston – Dallas 105-98
Dallas – Boston 99-106
Dallas – Boston 122-84
Boston – Dallas 106-88 (4-1)

TË FUNDIT