Messi tregon zhgënjimin më të madh në karrierë
M

Messi tregon zhgënjimin më të madh në karrierë

Kapiteni i Argjentinës dhe legjenda e futbollit, Lionel Messi, pati një bisedë në kanalin “Dispuestos a Todo” në YouTube të nipit të tij Tomas Messi, përpara debutimit në “Copa America”, të enjten.

Siç zbuloi “Pulga”, eliminimi i “Seleccion” që e lëndoi më shumë ishte ai nga “Copa America” 2011, garë e luajtur në vendin e tij dhe në të cilën kombëtarja bardhekaltër humbi 5-4 me penallti kundër Uruguait, në çerekfinale.

“Më kujtohet mirë ai zhgënjim, e kam fjalën për Kupën e Amerikës 2011. Ai eliminim në Santa Fe më hidhëroi në çdo mënyrë. Ishte e vështirë për mua dhe për të gjithë kombëtaren”, ka rrëfyer Messi.

Me këtë rast, Messi evidentoi bashkëlojtarët e tij tek Albiceleste: “Otamendi është më mirë i veshuri në kombëtare, Di María është ai që përgatit bashkëlojtarët më të mirë, ndërsa De Paul më i çrregullti”.

Diçka edhe për klubin e tij aktual, Inter Miami, në MLS. Me një sugjerim të vogël për njohuritë e tij të gjuhës angleze: “E vërteta është se kuptoj gjithçka ose pothuajse gjithçka. Pak nga pak po filloj ta flas lirshëm”.

TË FUNDIT