Turqia e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Turqit triumfuan me rezultat 3:1 ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.
Muldur I kaloi turqit në epërsi në minutën e 25-të me një gol të bukur.
Shtatë minuta më pas, Gjeorgjia u kundërpërgjigj kur shënoi pas një aksioni të bukur të cilin e finalizoi Mikautadze.
Në pjesën e dytë një moment magjie nga talenti Arda Guler e riktheu epërsinë e Turqisë.
Ylli në rritje i Real Madridit shënoi golin më të bukur deri më tani në Evropian në minutën e 65-të.
Në sekondat e fundit kur Gjeorgjia ishte e gjitha para, Akturkoglu arriti të shënonte në një kundërsulm me portën bosh, për të vendosur rezultatin përfundimtar 3:1.



