Fanella e Nedim Bajramit shitet për shifrën e “çmendur”
F

Fanella e Nedim Bajramit shitet për shifrën e “çmendur”

Është mbyllur tashmë ankandi për shitjen e fanellave të Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Italisë, të nënshkruara nga lojtarët dhe ajo Nedim Bajramit u ble për çmimin më të lartë.

Fanella e yllit të Kombëtares kuqezi, Nedim Bajramit, u shit në ankand për plotë 5792 euro.

Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje.

Në vendin e dytë ishte fanella e Mirlind Dakut e blerë për 477 euro, ndërsa pas tij erdhën fanellat e Jasir Asanit (468 euro) dhe Kristjan Asllanit (445) euro.

Ndryshe, Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, pasi shënoi pas vetëm 23 sekondave.

TË FUNDIT