Skuadra e madhe evropiane ofron 15 milionë për Manajn
S

Skuadra e madhe evropiane ofron 15 milionë për Manajn

Kalimi në Turqi ishte zgjedhja e duhur. Rey Manaj e tregoi edhe njëherë se ka një potencial të madh, teksa në sezonin e tij të parë, me turqit e Sivasspor u kthye në protagonistin e skuadrës, duke e mbyllur kampionatin me plot 18 gola, i treti në renditjen e golashënuesve të Turkiye Superlig, vetëm pas emrave si, Edin Dzeko e Mauro Icardi.

Falë të tilla performancave, Manaj ka filluar të kërkohet nga një sërë ekipesh me emër në Evropë, ku më të interesuarit janë “Bardhekaltërit” e Lazios, të cilët janë gati të paguajnë plot 15 milionë euro vetëm për të sjellë në “Stadio Olimpico”, “bomberin” shqiptar, mirëpo “problemi” qëndron te skuadra e Sivasspor.

Këta të fundit janë tepër të kënaqur, me shifirën e ofruar nga “Bardhekaltërit”, mirëpo, në rast të disa performancave të mira radhazi, në Kampionatin Evropian të futbollit vlera e tij do të rritej dhe me tre sfida të mëdha para, ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, klubi turk ka vendosur “të rrezikojë”, duke pritet fundin e EURO 2024.

TË FUNDIT