Austria ka shënuar fitore ndaj Polonisë me rezultat 3-1 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit D në EURO 2024.
Austriakët kaluan në epërsi në minutën e 9-të, kur Phillipp Mwene asistoi te Gernot Trauner, që shënoi për 1-0.
Në minutën e 30-të, polakët i barazuan shifrat, pasi asistimi i Jan Bednarek e gjeti Krzysztof Piatekun që shënoi për 1-1.
Edhe pse të dy skuadrat kishin raste në pjesën e parë, gola të tjerë nuk u shënuan.
Pjesa e dytë u takoi plotësisht austriakëve, duke arritur të marrin epërsinë në minutën e 66-të, me Alexander Prass që asistoi te Christoph Baumgartner, i cili shënoi për 2-1.

Në minutën e 77-të, Wojciech Szczesny ndali në zonë Marcel Sabitzerin dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë ishte i saktë Marko Arnautovic që shënoi për 3-1.
Austria ka 3 pikë, ndërsa Polonia është e fundit pa pikë.



