Holanda – Franca, barazimi i parë pa gola në EURO 2024
H

Holanda – Franca, barazimi i parë pa gola në EURO 2024

Ndeshja ndërmjet Holandës dhe Francës ka përfunduar pa fitues, por edhe pa gola, që është ndeshja e parë e këtij Evropiani që përfundon me shifrat 0-0.

Kylian Mbappe nuk luajti për Francën, ndonëse pritej të paraqitej me maskë. Ai megjithatë mbeti në bankinë.

Që në minutën e parë rast të mirë kishte Holanda. Franca u përgjigj menjëherë. Dhe kështu ishte e gjithë ndeshja, me raste në të dy anët. Tempoja ishte shumë e lartë gjatë 90 minutave.

Holanda i kishte shtatë raste për gol, ndërsa Franca plot 16. Holandës në pjesën e dytë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Holanda e Franca mbesin në pozitat një e dy në Grupin D me nga katër pikë. Austria është e treta me tri pikë, ndërsa Polonia mbetet pa pikë dhe tashmë është e eliminuar.

Më 25 qershor, Holanda luan me Austrinë, ndërsa Franca me Poloninë.

TË FUNDIT