Portugalia e ka siguruar kalimin e fazes së grupeve në Kampionatin Evropian, pasi e ka mposhtur Turqinë me rezultat të thellë 3:0.
Në minutën e 21-të mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva realizoi për 1:0, për të cilin ky ishte goli i parë i shënuar në një garë evropiane.
Samet Akaydin në minutën e 28-të shënoi autogol.
Golin e fundit të ndeshjes për Portugalinë e realizoi Bruno Fernandes me asistimin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të.
Në ndeshjen e parë, Portugalia arriti fitore ndaj Çekisë, ndërsa Turqia e mposhti Gjeorgjinë.
Me këtë fitore, Portugalia e mban vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Turqia është në pozitën e dytë me tre pikë.



