Gjermania barazon me Zvicrën, Xhaka lojtari i ndeshjes
G

Gjermania barazon me Zvicrën, Xhaka lojtari i ndeshjes

Gjermania dhe Zvicra kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit A në EURO 2024.

Gjermania e nisi shumë mirë ndeshjen, duke arritur të shënojë në minutën e 17-të me Robert Andrich, por goli u anulua pasi shikua në VAR.

Në minutën e 28-të, Zvicra arriti a zhbllokojë rezultatin, kur Remo Freuler asistoi te Dan Ndoye që shënoi për 1-0.

Në minutën e 70-të, Joshua Kimmich kishte rast shumë të mirë, por u ndal nga mbrojtja.

Ruben Varga shënoi në minutën e 84-t, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.

Granit Xhaka tentoi bukur në minutën e 88-të nga distanca, por Manuel Neuer bëri pritje të madhe.

Krejt në kohën shtesë, Gjermania arriti të barazojë rezultatin në minutën  e 92-të me Niclas Fulkrug që me kokë gjeti rrjetën për 1-1.

Gjermania me 7 pikë mbetet e para në grup, ndërsa Zvicra e mbyll grupin si e dyta me 5 pikë.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pati sërish paraqitje të shkëlqyeshme, madje u shpall lojtar i ndeshjes.

TË FUNDIT