Kastriot Buçaj e nisi kampionatin e sivjetmë me garën në Krujë, në të cilën u rendit i treti në Klasën 6.
Buqaj me u paraqit për herë të parë me veturën Opel Astra, të cilën e ka përgatitur për sivjet.
“Në Krujë ishte hera e parë që garoj me këtë veturë. Për fat të keq, pata një problem teknik, pasi goma doli nga vendi, por sigurisht që në vazhdim të kampionatit pres rezultate shumë më të mira”, ka thënë ai për faqen zyrtare të FASK-ut.
“Vetura është në gjendje të mirë, por janë edhe disa detaje që duhet intervenuar. Jam i vetëdijshëm që konkurrenca është shumë e fortë, por jam optimist se në garat e radhës do të kem rezultate më të mira”, ka shtuar Buçaj.
Sfida e radhës për të do të jetë menjëherë në këtë fundjavë, në garën që mbahet në Kullë.



