Jesus Navas e ka lavdëruar Shqipërinë para takimit të sotëm dhe ka këshilluar skuadrën e tij të jenë të fortë nga fillimi për të arritur fitoren.
Veterani i Spanjës, Navas, i cili pritet të startojë në këtë ndeshje ka kë nga bashkëlojtarët e tij të jenë të përkushtuar.
“Është e mrekullueshme të jesh këtu si lojtar. Është e shkëlqyer për tifozët tanë dhe vendin tonë. Evropiani është për t’u shijuar dhe fitorja do të ishte unike”, ka thënë fillimisht Navas në konferencë për shtyp.
“Ndjenjat janë shumë të mira deri më tani. Kemi luajtur futboll të jashtëzakonshëm dhe jemi kënaqur me zotërimin e topit. Por duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë”.
“Unë kontribuoj në çdo mënyrë që mundem. Shpresoj të luaj dhe të gjithë duam të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Është e pabesueshme të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur. Ne të gjithë kontribuojmë, ata që janë më të vjetër dhe ata që janë më të rinj”.
“Shqipëria është këtu sepse kanë bërë shumë mirë. Kanë punuar shumë dhe janë të bashkuar. Ne duhet të jemi të fortë që në minutën e parë për të marrë fitoren”, përfundoi anësori spanjoll.



