Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Kombëtares së Francës, Robert Pires, mendon se Thierry Henry ishte një lojtar më i fortë se Kylian Mbappe. 50-vjeçari, theksoi së fundmi se Henry ishte më i kompletuar dhe se më të mirë se ai, kur vjen fjala te lojtarët francezë, ishin vetëm Michel Platini dhe Zinedine Zidane.

“Henry ishte lojtar më i mirë se Mbappe. E dua dhe e pëlqej shumë Mbappen, por mendoj se Henry ishte futbollist më i kompletuar. Madje, unë jam i bindur se, përsa i përket lojtarëve francezë vetëm Platini dhe Zidane ishin më të mirë se Henry”, u shpreh Pires.



