Gjesti i Mirlind Dakut pas ndeshjes ndërmjet Shqipërisë e Kroacisë vazhdon të komentohet edhe më tutje.
Sulmuesi kuqezi është dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë.
Trajneri rus i futbollit, Alexander Tarkhanov ka dhënë opinionin e tij lidhur me thirrjet e Mirlind Dakut.
Ai është sulmues i skuadrës ruse Rubin Kazan. Daku bëri fyerje ndaj serbëve dhe maqedonasve. UEFA e dënoi me dy ndeshje moslojë, ndërsa Rubin Kazani paralajmëroi dënimin e tij.
Por Tarkhanov thotë se ndoshta Dakun duhet ta largojnë nga Rusia.
“Mendoj se Daku do të dënohet seriozisht. Serbët janë vëllezërit tanë dhe miqtë tanë, ata nuk mund të ofendohen. Ai duhet të dënohet financiarisht dhe ndoshta të largohet nga ekipi dhe nga Rusia. Ai nuk ka thënë asgjë kundër Rusisë, por futbollistët nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në politikë dhe të thonë gjëra të tilla. Le të shohim se çfarë vendimi do të marr Rubini”, ka thënë Tarkhanov, shkruan “rusfoootball.info”.

Tarkhanov ka drejtuar shumë skuadra në Rusi. 69-vjeçari ka karrierë të gjatë në futboll.
Mediat ruse kanë provuar të flasin me Dakun pas vendimit të UEFA-s, por ai ka refuzuar të përgjigjet.



