Komentatori italian “e mbyt” veten pas golit të Zaccagnit (VIDEO)
K

Komentatori italian “e mbyt” veten pas golit të Zaccagnit (VIDEO)

Mattia Zaccagni ishte heroi i Italisë i cili në minutën e 98- të me një goditje “alla Del Piero” barazoi Kroacinë dhe kualifikoi “Axurrët” në 1/8-at e Evropianit, si skuadra e dytë e Grupit B.

Ky moment ka ngritur peshë zemrat e të gjithë italianëve, por edhe tifozëve të tyre. Viral është bërë edhe komentatori i njohur i Sky Sports, Fabio Caressa, i cili bërtiti aq fort pas golit saqë “u mbyt”.

“Zaccagni, Zaccagni, mrekullia e Zaccagnit! Kolla.. po vras ​​veten… kjo është një mrekulli miku im”, tha Caressa gjatë komentit. Më pas ai e mbylli lidhjen duke bërë shaka: “Sa na bën të vuajmë ky top”…

TË FUNDIT