Malisheva ka debutuar me fitore në arenën evropiane. Skuadra e trajnerit Qëndrim Kida, e ka mposhtur me rezultat kampionin e shumëfishtë të Malit të Zi, Buduçnostin, në ndeshjen e rundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” nisi me një ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrave.
Malisheva doli përpara me Drilon Hazrollajn, por që skuadra malazeze e ka studiuar shumë mirë lojën e yllit malishevas duke e markuar çdoherë me nga dy lojtarë.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Sobowalen, që sa herë pranonte topin, dyfishohej nga lojtarët e Buducnostit.
Edhe skuadra kundërshtare kishte rastet e saja, duke rrezikuar me anë të Perisic dhe Ivanovic, por që Veliu ishte i sigurt me pritjet e tij.
Malisheva e nisi mirë pjesën e dytë, duke realizuar më pas edhe golin e epërsisë.
Ishte Etnik Brruti, ai që realizoi një super gol nga distanca për të kaluar malishevasit në epërsi 1-0.
Malishevasit kishin më pas disa rastet të mira për të dyfishuar epërsinë, mirëpo lojtarët e ekipit malazez bënë ndërhyrje të palejueshme, duke pranuar kartonë të verdhë.
Padyshim që ky rezultat e ndihmon shumë Malishevën për ndeshjen e dytë ndaj Buducnostit që luhet më 18 korrik nga ora 21:00 në Podgoricë, duke shpresuar që të kalojnë në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës.



