Embiid firmos kontratën “astronomike”
E

Embiid firmos kontratën “astronomike”

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Joel Embiid, ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Filadelfias, e cila do të skadojë në vitin 2029.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe në tre vitet e ardhshme, basketbollisti kamerunas me pasaportë amerikane, do të përfitojë plot 193 milionë dollarë.

Kjo marrëveshje është një ndër marrveshjet më të begatshme në NBA, ndërsa bashkë me sezonet e ardhshme, të sezonit 2024/25 dhe 2025/26, Embiid do të përfitojë rreth 301 milionë dollarë. Kujtojmë se Embiid u aktivizua në NBA në vitin 2014, kur Filadelfia e zgjodhi si përzgjedhje e tretë në Draftin e atij viti.

Embiid nuk ka ndryshuar mjedisin prej aktivizimit te skuadra e Filadellfisë.

TË FUNDIT