Ky është Kasum Dina, 58 vjeçar dhe 3 ditë të javës i kalon kilometra larg shtëpisë së tij, pasi kjo është mënyra e vetme e mbijetesës.
Kasumi ka kohë që është në dializë, andaj atij i duhet që 4 orë në ditë të qëndroj i shtrirë gjersa të përfundoj pastrimi i gjakut të tij, por ky proces nuk i duket i mundimshëm, por udhëtimi nga Fshati i tij i lindjes deri në Prizren e që zgjatë 3 orë thotë se e lodh shumë.
Kasumi i cili është nga fshati Celinë e Rahovecit, ëndërron për ditën kur këtë shërbim mjekësor do ta marrë në komunën e tij, në Rahovec, madje thotë se një gjë e tillë do të ishte fat për të
Gjatë trajtimit në kryeqytet, Dinës i kishte mbetur në mendje premtimi që dikush në klinikë i kishte dhënë, ani pse emrin e premtuesit nuk e kishte mbajtur mend.
Këtë rrugë sikurse Kasumi e bëjnë të gjithë banorët e Rahovecit nga të gjitha fshatrat përreth, e këtë e bëjnë tre herë në javë.
Ani pse Komuna e tyre, ka 7 vjet që është pajisur me aparatin e hemodializës por i cili çuditërisht qëndron i strukura në një kënd të QKMF-së “Fahredin Hoti”.
E gjithë dita larg shtëpisë dhe në pritje po i kalon edhe Nazishahe Gashit, e cila udhëton cdo ditë si përcjellëse e bashkëshortit.
Brenga e saj për të shoqin nuk i kalon kur ai përfundon procesin katër orësh të hemodializës.
Për KIKS-in, Nazishahja rrëfen se si edhe udhëtimi po e lodhë shumë atë, transmeton AutoPortali.
Mijëra kilometra për të e marrë shërbimin e hemodializës i kaloi edhe 81-vjecari nga Malisheva, Vesel Mazreku i cili i nënshtrohet këtij procesi për 3 herë në javë, që 8 vite.
Duke shprehë lehtësimin që do ia mundësonte një qendër dialize më afër vendbanimit të tij, 81-vjecari brengoset edhe për kushtet e institucioneve gjegjëse për të realizuar një gjë të tillë.



