Në një komunikatë të lëshuar sot nga FFK për takimet e Agim Ademit në UEFA, u cek mes rreshtave edhe fakti që nuk ka marrëveshje të nënshkruar ende me MKRS-në për fillimin e rinovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Se marrëveshje ka kishte thënë edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.
“Në takimin me presidentin e UEFA-s, Çeferin, presidenti Ademi e ka informuar atë rreth zhvillimeve në FFK dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër dhe ato që pritet të realizohen. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte projekti për stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku do të bëhet ndërrimi i fushës në hibrid, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.
“Marrëveshja mes dy institucioneve do të nënshkruhet së shpejti dhe më pas të fillojnë punimet në këtë projekt, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.




