Ademi tregon nëse fushat sintetike janë kancerogjene
A

Ademi tregon nëse fushat sintetike janë kancerogjene

Një pjesë e madhe e fushave në stadiumet kosovare të futbollit janë me bari sintetik, ndërsa vazhdmisht ka pasur spekulime nëse këto fusha janë kancerogjene.

Mirëpo, krtyetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim  Ademi, e ka mohuar një gjë të tillë.

Kjo nuk qëndron, kjo është fjalë e njerëzve që nuk e dinë, duhet të dihet materia, të shihen dokumentet çfarë ka në atë fushë, të shihet do të thotë letra e asaj fushe dhe nuk qëndron kjo fare. Kjo është fjala e fundit e fushës sintetike dhe aspak nuk është kancerogjene sepse nuk japin as UEFA as FIFA para që fushat të bëhen kancerogjene”, tha Ademi.

Ai shtoi se të gjitha fushat sintetike që janë në Kosovë të ndërtuara nga ana e FFK-së janë të licencuara nga FIFA me licencën FIFA-Pro.

Të gjitha këto fusha janë bërë me FIFA-Pro dhe ato që e kanë licencës e FIFA-së, FIFA-Pro janë të dëshmuara dhe e dinë gjithçka që duhet pasur. Kjo nuk qëndron absolutisht dhe sa i përket fushave sintetike janë fjala e fundit që bëhet në një fushë sintetike. Tani, a është më e mirë fusha natyrale është krejtësisht e kuptueshme, por fushave tona, ose klimës sonë së Kosovës i duhen fushat sintetike, sidomos për stërvitje për kohën kur duhet ruajtur fusha për ndeshje. Ata që thonë kështu duhet ta heqin atë fjalë, sepse nuk qëndron, as te mjekët që kanë thënë është kancerogjene dhe as tek të tjerët që kanë thënë është fusha e dobët, cilido lojtar që thotë. Kjo nuk qëndron absolutisht, fare”, ka thënë në fund Ademi.

TË FUNDIT