Michel Perridon, një nga ish-sponsorët e Jos Verstappenit, e ka pranuar se ka bërë gabim kur ka refuzuar të sponsorizojë karrierën e djalit të tij, Max Verstappen, në fillimet e saj, një vendim që i kushtoi miliona.
Logot e kompanisë “Trust”, e cila është në pronësi të biznesmenit holandez, mund të shiheshin në makinat e garës të Jos Verstappenit në fillim të këtij shekulli. Ato ishin më të dukshme në makinën Minardi në vitin 2003. Megjithatë, ai refuzoi të sponsorizonte karrierën e Max Verstappenit kur u kontaktua nga Raymond Vermeulen, i cili është menaxher i të dyve.
“E kam sponsorizuar Josin me kompaninë time dhe kjo më ka kushtuar miliona. Në një moment, menaxheri i tij, që është edhe menaxheri i Maxit, erdhi tek unë dhe më pyeti nëse doja të investoja edhe pesë milionë të tjera, dhe në këmbim do të merrja 10 përqind të të gjitha të ardhurave të ardhshme të Maxit. Çfarë bëra unë, si ai Jan Luli (personazh imagjinar holandez që përdoret shpesh si metaforë për dikë që bën ndonjë budallallëk)? ‘Nuk dua ta bëj këtë, kam investuar mjaftueshëm në atë familje…’. Doli që ishte një gabim, një gabim i madh”, ka thënë Perridon.
Max aktualisht garon për ekipin Red Bull dhe është piloti i dytë në renditjen e përgjithshme të Formula 1.



