Johann Zarco, piloti francez i LCR Honda, shpreson se fitorja e tij në Çmimin e Madh të Francës do t’i sigurojë një vend në ekipin fabrikë të Honda-s vitin e ardhshëm. Ai u bë francezi i parë që fiton në Le Mansh pas 71 vitesh, duke i dhënë Honda-s fitoren e parë pas më shumë se dy vitesh.
Zarko deklaroi se bisedimet me Hondan janë pozitive dhe se pret vetëm vendimin përfundimtar. Nëse kalon te ekipi zyrtar, ai pritet të zëvendësojë Luka Marinin.
“Jam krenar që bëra histori për Francën. Kjo fitore është magjike”, tha Zarko, i cili e ndaloi edhe Ducati-n të vendosë një rekord të ri për fitore radhazi në MotoGP.
Kampionati vazhdon me garën në Silverstone, nga 23 deri më 25 maj.



