Formula 1 sot e “feston” ditëlindjen
F

Formula 1 sot e “feston” ditëlindjen

Sot, 75 vite më parë, më 13 maj 1950, u zhvillua gara e parë në historinë e Formula 1, në pistën e Silverstone-it.

Gara u njoh si Çmimi i Madh i Britanisë dhe Evropës, dhe u fitua nga italiani Giuseppe Farina.

Në këtë garë morën pjesë figura interesante si princi tajlandez Bira, baroni zviceran Emmanuel de Graffenried dhe muzikanti i xhazit Johnny Claes. Rreth 120.000 spektatorë ndoqën garën, mes tyre edhe mbreti George VI dhe mbretëresha Elizabeth.

Pilotët nisën me formacion 4-3-4, ndërsa kthesa e parë historike ishte “Woodcote”. Claes përfundoi i 11-ti, ndërsa Bira dhe De Graffenried nuk e përfunduan garën.

Mesatarja e moshës së pilotëve ishte 39 vjeç, 12 më shumë se sot.

Gara e radhës në sezonin aktual zhvillohet këtë fundjavë në Imola, për Çmimin e Madh të Emilias-Romanja.

TË FUNDIT