Nën dritat e Cirkuitit të Katarit është mbajtur gara e dytë e Kampionatit Virtual F1, me cila në fakt ishte spektakël i vërtetë.
Fitues doli Enver Suhodolli, ndërsa këtë herë patëm dy debutues të rinj në pistë: Doan Karabeg – vetëm 16 vjeç, por plot talent e potencial dhe Eron Haliti, i cili kthehet në skenën virtuale pas një sezoni në kampionatin GT3.
Gara nisi me shumë dramë. Enver Suhodolli, që startoi nga pole position, u kalua menjëherë nga Jetmir Kojqiqi me një nisje të shkëlqyer. Në këtë betejë u përfshi edhe Leon Berisha, duke e bërë xhiron e parë jashtëzakonisht emocionuese.
Pavarësisht një vonese në start që i kushtoi disa minuta, Doan Karabeg arriti të rikuperojë dhe të përfundojë në vendin e 5-të – një paraqitje e denjë për debutimin e tij.
Eron Haliti tregoi formë shumë të mirë dhe siguroi podiumin në vendin e 3-të (pas penalizimeve që e zbritën nga vendi i 2-të).
Leon Berisha, megjithë nisjen e fortë, përfundoi në vendin e 4-t për shkak të disa penalizimeve.
Adriot Kelmendi dhe Getoar Salihu përfunduan garën në vendin e 6-të dhe të 7-të përkatësisht.
Por edhe një herë, nata i takoi kampionit në fuqi Enver Suhodolli, i cili siguroi një fitore dominuese, duke lënë pas ndjekësin më të afërt me një diferencë prej gati një minute.
Gara e radhës mbahet pas dy javësh në Cirkuitin e Las Vegasit.

Top 3:
1.Enver Suhodolli
2.Jetmir Kojqiqi
3.Eron Haliti



