Jurgen Klopp do të udhëheqë Liverpoolin, skuadër me të cilën u bashkua në vitin 2015, deri në fund të këtij edicioni.
Mediat gjermane kanë shkruar për planin e Federatës Gjermane të Futbollit, e cila synon që Klopp të udhëheqë kombëtaren e këtij vendi.
Klopp gjatë karrierës së tij ka udhëhequr vetëm tri klube. Fillimisht ishte te Mainz, të cilën e ktheu në Bundesligë, me Borussia Dortmundin e fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë dhe luajti në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa me Liverpoolin i fitoi tetë trofe, në mesin e të cilëve edhe Ligën Premiere dhe Ligën e Kampionëve.
Hapi i tij i radhës mund të jetë Kombëtarja e Gjermanisë.

Mediat gjermane shkruajnë se vendimi mund të merret pas përfundimit të Kampionatit Evropian. Deri atëherë, kombëtarja do tëdrejtohet nga Julian Nagelsmann, ndërsa sipas “Die Welt”, Klopp është dëshira e shumicës së gjermanëve.
Sipas mediave, ai do ta udhëhiqte Gjermaninë që nga marsi i vitit 2025 në mënyrë që ta përgatisë për Kupën e Botës që mbahet një vit më vonë.



