Irlanda digjet nga vapa, pritet dita më e nxehtë ndonjëherë
I

Irlanda digjet nga vapa, pritet dita më e nxehtë ndonjëherë

Irlanda po përgatitet për një nga ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 29°C.

Zyrtarët e motit kanë konfirmuar se dita e sotme (e premte) do të jetë “shumë e nxehtë”, me periudha të gjata me diell.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë 29°C sot në Irlandë.

Megjithatë, gjatë ditës mund të zhvillohen disa reshje të izoluara shiu, që ndonjëherë mund të jenë të dendura, shkruan The Sun, transmeton AutoPortali.

Meteorologu i Irlandës,  Holly O’Neill nga Met Éireann tha se vetëm jugu i vendit do ta ketë freskët, me temperatura që do të variojnë nga 20 gradë celcius deri në 23°C.

“Duket se do të jetë një ditë e këndshme, me temperatura maksimale nga 24°C deri në 29°C, me zonat më të nxehta në gjysmën veriore të vendit.”, tha ai.

Gjatë mbrëmjes së sotme, temperaturat në Irlandë pritet të jenë kryesisht të thata, me reshje të lehta të mundshme në disa pjesë të Ulsterit dhe Leinsterit. Do të jetë natë e butë, me temperaturat që nuk bien më poshtë se 12°C deri në 17°C, me erë të lehtë ose të ndryshueshme nga jugu.

E shtuna do të jetë e ngrohtë me periudha të mira me diell për pjesën më të madhe të vendit dhe me pak re në perëndim. Megjithatë, do të ketë reshje të shpërndara në të gjithë vendin, disa të dendura dhe ndonjëherë me bubullima.

Një zonë më e madhe reshjesh do të vijë nga Atlantiku në mbrëmjen e së shtunës, duke sjellë periudha më të gjata shiu. Do të jetë një natë kryesisht e thatë dhe e kthjellët për pjesën më të madhe të vendit, me reshje të mbetura në disa pjesë të jugperëndimit dhe verilindjes. Temperaturat minimale nga 12°C deri në 15°C me erë të lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

E diela do të nisë me mot të kthjellët, por reshje shiu do të vijnë nga perëndimi gjatë mëngjesit, të ndjekura nga periudha me diell dhe reshje të shpërndara. Do të jetë më freskët dhe me erë sesa ditët e fundit, me temperatura maksimale nga 15°C deri në 20°C, më të ngrohta në lindje, me erëra të fuqishme nga perëndimi.

Të dielën në mbrëmje priten reshje të izoluara përgjatë brigjeve jugore dhe perëndimore. Temperaturat minimale nga 9°C deri në 12°C me erë mesatare nga perëndimi.

“Çdo shi ose lagështi e mbetur do të largohet herët të dielën në mëngjes, duke lënë pas periudha të kthjellta. Gjatë ditës do të zhvillohen reshje, por gjithsesi do të ketë periudha të mira me diell. Do të ndihet dukshëm më freskët dhe me erë sesa ditët e fundit, me temperatura maksimale nga 15°C deri në 20°C.”, thanë zyrtarët e motit në Irlandë.

Met Éireann gjithashtu paralajmëroi: “Meqë indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë gjatë ditëve në vijim, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm ndaj diellit, si gjithmonë.
Nëse planifikoni të jeni pranë ujit gjatë fundjavës, mendoni gjithmonë për sigurinë në ujë dhe planifikoni paraprakisht.”

E hëna pritet të fillojë me mot të kthjellët dhe reshje të izoluara, me temperatura maksimale nga 13°C deri në 18°C.Sot pritet të sjellë mot “shumë të ngrohtë dhe të nxehtë”.

TË FUNDIT