Përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve për dy miqësoret ndaj Estonisë, që do të zhvillohen më 24 qershor dhe 1 korrik në stadiumin “Kadrioru” në Talin, transmeton AutoPortali.
FFK-ja thekson se këto ndeshje shërbejnë si test para përballjeve në “play off”-in e Ligës së Kombeve kundër Turqisë.

Kosova përfundoi e dyta në Grupin 6 të Ligës C me shtatë pikë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në plejofin për kthim në Ligën B, pas Letonisë që u rendit e para me tetë pikë.



