Një mjegull e dendur gjatë vozitjes është një faktor shumë i rrezikshëm në rrugë, transmeton AutoPortali.
Për të bërë vozitjen tuaj më të lehtë dhe të sigurt kur përballeni me mjegull, këtu keni disa këshilla praktike që mund t’ju ndihmojnë.
-
Dilni në rrugë vetëm kur është e domosdoshme
Mjegulla zakonisht shfaqet herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje, sidomos pranë lumenjve dhe liqeneve.
Nëse është e mundur, përpiquni të evitoni vozitjen në këto orare për të zvogëluar rrezikun.
-
Ulni shpejtësinë
Përshtatni shpejtësinë e vozitjes sipas kushteve të rrugës dhe dukshmërisë.
Sigurohuni që të vozisni me një ritëm që ju lejon të ndaloni në kohë para çdo pengese që mund të hasni.
3. Mbani distancë më të madhe
Në kushtet e mjegullës, dukshmëria zvogëlohet dhe është e rëndësishme të mbani një distancë më të madhe nga automjeti që është përpara jush.
Kjo ju jep kohë më të gjatë për të reaguar në situata të papritura.
-
Përdorni vijat e rrugës si udhëzues
Kur vozisni në mjegull të dendur, përdorni vijën qendrore dhe vijën e djathtë të rrugës për orientim, nëse ato janë të dukshme.
Kjo ndihmon që të qëndroni në korsinë tuaj dhe të shmangni mjetet që vijnë nga kahu tjetër, si dhe këmbësorët dhe çiklistët pranë skajit të rrugës.
-
Kini kujdes shtesë në kryqëzime
Kur afroheni në kryqëzim, ulni xhamat dhe dëgjoni trafikun përreth.
Në këtë mënyrë, edhe nëse dukshmëria është shumë e dobët, do të jeni në gjendje të kuptoni se kur është i sigurt të kaloni.
-
Vëmendje ndaj akullit në rrugë
Nëse ka mundësi për akull në rrugë, vozitni shumë me kujdes pasi rruga bëhet shumë rrëshqitëse.
-
Përdorni sinjalizuesit paralajmërues kur ndaloni
Ndizni katër sinjalizuesit (katërflashes) në rast se ndaloni për të paralajmëruar automjetet e tjera.
-
Aktivizoni ngrohjen e xhamave
Në mënyrë që xhamat të mos mjegullohen dhe të ruhet dukshmëria, ndizni ngrohjen e tyre.
-
Përdorni dritat e mjegullës me kujdes
Ndizni dritat e mjegullës për t’u bërë më të dukshëm për shoferët e tjerë, por mos përdorni dritat e largësisë që mund të reflektojnë në mjegull dhe të pengojnë shikimin tuaj.
-
Hiqni çdo gjë që mund t’ju shpërqendrojë
Fikni celularin, radion ose pajisje të tjera që mund të tërheqin vëmendjen gjatë vozitjes në këto kushte.




