Policia gjen veturën e vjedhur në Prishtinë pas një dite
P

Policia gjen veturën e vjedhur në Prishtinë pas një dite

Një veturë e raportuar si e vjedhur në kryeqytet është gjetur vetëm një ditë pas denoncimit në polici.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur më 15 korrik në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 16 korrik vetura është gjetur së bashku me çelësat e saj, shkruan AutoPortali.

“Lidhur me rastin, më 16.07.2025 është raportuar se është gjetur vetura së bashku me çelësat e veturës. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë.

Aktualisht nuk janë bërë të ditura detaje shtesë për mënyrën se si është gjetur automjeti apo nëse ka persona të dyshuar. Policia ka konfirmuar se hetimet janë ende në fazë fillestare dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

TË FUNDIT