Arrestohen 4 persona për zjarrvënie në Pejë, 14 raste nën hetim
A

Arrestohen 4 persona për zjarrvënie në Pejë, 14 raste nën hetim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka ndërmarrë masa të rrepta ligjore ndaj personave përgjegjës për zjarrvënie, si ato të qëllimshme ashtu edhe për ato shkak të pakujdesisë.

Gjatë periudhës së fundit, në territorin nën përgjegjësinë e kësaj drejtorie janë regjistruar dëme të konsiderueshme në fusha të mbjella me grurë dhe në disa banesa.

Ndërsa, janë evidentuar dhe proceduar gjithsej 14 raste zjarrvëniesh, shkruan AutoPortali. 

Në kuadër të hetimeve, katër persona janë arrestuar dhe intervistuar, dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në procedura të rregullta ligjore. Për 10 raste të tjera po vazhdojnë procedurat në prokurori.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët që kanë raportuar në kohë dhe kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme.

Në këtë situatë, apelohet që banorët e rajonit të Pejës të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarre, si shkrepset, cigaret, grillat apo çdo lloj zjarri në natyrë, për të parandaluar fatkeqësi të reja. /AutoPortali

TË FUNDIT