Tetë vatra zjarri s’janë fikur ende në territorin shqiptar
T

Tetë vatra zjarri s’janë fikur ende në territorin shqiptar

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Shqipëri deri të enjten janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe 8 janë aktive, shkruan Abcnews.

Aktualisht, janë aktive vatrat në Dibër, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan, përcjell AutoPortali.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin  pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse“, thuhet ndër tjera.

TË FUNDIT